Kombëtarja U-21

Goli i Pajazitit s'mjafton, Finlanda mund 4-1 Shqipërinë U21

14 Tetor 2023, 09:27| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 09:29

  • Share

Kombëtarja shqiptare e moshave U-21 në futboll nuk ka mundur të mbajë hapin e dy fitoreve, duke u mundur 4-1 nga moshatarët e Finlandës në ndeshjen e grupit E kualifikues për Europianin 2025.

Në stadiumin "Veritas" në Turku, vendasit iu falën Osto Liimatta që shënoi tripletë në minutat 4,6 dhe 48, teksa golin e katërt për Finlandën e shënoi Ylitolva në minutën 90+6.

Për tanët shkurtoi përkohësisht shifrat Adrion Pajaziti në minutën e 80-të të ndeshjes. Në grupin E kualifikues, Zvicra dhe Shqipëria janë në krye me gjashtë pikë, me kuqezinjtë që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar. Më pas renditjen Finlanda, Rumania dhe Mali i Zi me tri pikë, ndërsa Armenia me zero pikë.

Renditja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?