Goli i Cristiano Ronaldos

Goli i 12-të sezonal, Cristiano Ronaldo mrekullon sërish nga Arabia Saudite (VIDEO)

4 Nëntor 2023, 21:45| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 21:46

  • Share

Cristiano Ronaldo vijon të shkëlqejë edhe pse në moshën 38-vjeçare. Sulmuesi portugez ka gjetur golin e 12-të sezonal me Al Nassr, me ekipin e CR7 që fitoi 2-0 kundër Al Khaleej për raundin e 12-të në ligën elitare të futbollit në Arabinë Saudite.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan me Mane në minutën e 10-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas në të 26 minutë, Ronaldo do përfitonte nga asisti i Ghareeb dhe do shënonte. Lëvizje të bukura nga sulmuesi, që me një goditje nga jashtë zone shtangu portierin Al Haidarl.

Në pjesën e dytë Ronaldo asistoi për Laporte, me mbrojtësin që shënoi golin e dytë për rezultatin final 2-0. Pas javës së 12-të, Al Nassr mban vendin e dytë me 28 pikë, katër më pak se kryesuesit e Al Hilal.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?