Goli historik i një 16-vjeçari nuk mjafton, Dortmund i zhytur në krizë! Sot supersfida për vendin e parë mes Leverkusen dhe Bayern (VIDEO)

19 Dhjetor 2020, 11:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:31

  • Share

Borusia Dortmund po kalon një moment aspak pozitiv në Bundesligë. Duket se edhe shkarkimi i trajnerit Lucien Favre nuk ka sjellë ndryshim, pasi verdhezinjtë për llogari të javës se 13 të Bundesligës janë mposhtur 2-1 nga Union Berlini.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në të dytën vendasit zhbllokuan të parët me Aëonji. Pa kaluar shumë Dortmund do të barazonte me Moukoko, një 16-vjeçar që futet në historinë e Bundesligës si futbollisti më i ri që ka realizuar në një moshë kaq të vogël. Ai ishte ekzaktësisht 16 vjeç e 28 ditë.

Gjithsesi kjo nuk do të mjaftonte për të dalë me pikë nga kjo ndeshje pasi Frienrich në minutën e 78 shënoi golin e fitores për Union Berlinin.

Sakaq sot do të luhet supersfida për vendin e parë të Bundesligës. Leverkusen që udhëheq kampionatin 28 pikë do të presë Bayern Mynchen që renditet i dyti me vetëm një pikë më pak. Të dy skuadrat kanë disa mungesa, por Bayern shihet si favorite për të marrë kreun.

Ndërkohë në La Liga Atletic Bilbao është kthyer te fitoret pas humbjes me Real Madrid. Baskët kanë mposhtu pastër 2-0 Huesca-n në një sfidë dramatike ku dy golat erdhën pas minutës së 86. Autorët ishin Kodro dhe Nunez.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?