‘Goli do të ishte qershia mbi tortë’, Eriksen: Kjo atmosferë e tifozëve nuk përjetohej në Angli

10 Shkurt 2020, 15:03| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 15:07

  • Share

Të gjithë e prsinin në fushë nga minuta e parë por Christian Eriksen luajti si zëvendësues në derbin e Madoninës mes Interit dhe Milanit. Edhe pse hyri në fushë pas minutës së 70 danezi sërish ia arriti të linte gjurmë. Një goditje dënimi nga një distancë shumë e largët përfundoi në tranversë, që për pak mund të kthehej në një eurogol.

Jo vetëm për këtë detaj, por për gjithçka përjetoi në derbin e parë Eriksen ka dhënë një intervistë për Gazzeta dello Sport ku është shprehur: “Pjesa e parë ishte e trishtueshme, por fitorja me atë përmbysje është diçka e veçantë. Më erdhi keq për atë goditjen e dënimit, do të ishte gol i bukur, por u ndal nga shtylla. Nëse do të shkonte në rrjetë do ishte qershia mbi torte.

Tifozët ishin fantastikë. Na mbështetën nga fillimi deri në fund. Koreografia më la pa fjalë, këtë atmosferë nuk e përjeton dot në Angli, pasi nuk lojehet nga organizatorët. Që kur ishim në autobuz, tifozët ishin aty duke kënduar.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?