GOLAT/ Juventusi 'pa busull', Napoli e mposht 2-1! Bologna përmbys 1-2 Atalantën, Verona fiton 1-0 ndaj Sassuolos

3 Mars, 16:36| Përditesimi: 4 Mars, 12:01

  • Share

Serie A e futbollit është në javën e 27-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 12:30, me Veronën që fitoi 1-0 me Sassuolon dhe del nga zona e ftohtë. Miqtë humbasin Berardin, me kapitenin që duket se do jetë mungesë edhe për Italinë në Euro 2024 për një dëmtim në "tendinën e Akilit". Napoli mposhti 2-1 Juventusin në një ndeshje të luftuar në fushë.

Në "Marc'Antonio Bentegodi" vendasit e Veronës fituan 1-0 kundër Sassuolos, në derbin direkt për zonën e mbijetesës. Trajneri i ri Ballardini debutoi me humbje për miqtë, teksa në stol për 90 minuta qëndruan Bajrami dhe Kumbulla. Duhej goli i Suiderskit në të 79 minutë që vendasit të merrnin tri pikë për t'u ngjitur në vendin e 17-të. Sassuolo me 20 pikë mban vendin e parafundit.

Në "Diego Armando Maradona" vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë në "rënie të lirë" dhe në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A kanë vetëm një fitore, teksa ky rezultat i shkon përshtat Interit që vijon shkëputjen në krye të Serie A. Dueli për Napolin u zhbllokua nga Kvaratskhelia në minutën e 42-të, para se Chiesa të vendoste ekuilibrat në minutën e 81.

Vetëm shtatë minuta më vonë i riu Nonge shkaktoi penallti, me Osimhen që gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer Raspadori e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë tri pikë Napolit të Calzonas. Amir Rrahmani luajti 65 minuta në këtë duel, me shqiptarin e Napolit që u zëvendësua për shkak të një lëndimi.

Serie A, java 27-të:

E dielë

12:30 Verona 1-0 Sassuolo

15:00 Empoli 0-1 Cagliari

15:00 Frosinone 1-1 Leçe

18:00 Atalanta 1-2 Bologna

20:45 Napoli 2-1 Juventus

Renditja:

Ora 22:44
VIDEO/ Juventusi 'në rënie të lirë', Napoli fiton 2-1 në 'Maradona'! Dëmtohet Rrahmani


Në "Diego Armando Maradona" vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë në "rënie të lirë" dhe në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A kanë vetëm një fitore, teksa ky rezultat i shkon përshtat Interit që vijon shkëputjen në krye të Serie A. Dueli për Napolin u zhbllokua nga Kvaratskhelia në minutën e 42-të, para se Chiesa të vendoste ekuilibrat në minutën e 81.

Vetëm shtatë minuta më vonë i riu Nonge shkaktoi penallti, me Osimhen që gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer Raspadori e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë tri pikë Napolit të Calzonas. Amir Rrahmani luajti 65 minuta në këtë duel, me shqiptarin e Napolit që u zëvendësua për shkak të një lëndimi. Juventus me 57 pikë mban vendin e dytë, 12 më pak se kryesuesit e Interit që kanë një ndeshje për të luajtur. Napoli me 43 pikë shkon në pozitën e shtatë.

VIDEO E GOLAVE

Ora 16:36
VIDEO/ Verona 'zhyt' Sassuolon e shqiptarëve, Kumbulla dhe Bajrami në stol! Berardi humbet Euro 2024

Në "Marc'Antonio Bentegodi" vendasit e Veronës fituan 1-0 kundër Sassuolos, në derbin direkt për zonën e mbijetesës. Trajneri i ri Ballardini debutoi me humbje për miqtë, teksa në stol për 90 minuta qëndruan Bajrami dhe Kumbulla. Duhej goli i Suiderskit në të 79 minutë që vendasit të merrnin tri pikë për t'u ngjitur në vendin e 17-të. Sassuolo me 20 pikë mban vendin e parafundit.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?