Ylber Ramadani në dyluftim

GOLAT/ VAR-i shpëton Milanin, Lecce e barazon 2-2! Juventusi merr tri pikë në shtëpi, fiton 2-1 me Cagliarin për kreun e tabelës

11 Nëntor 2023, 22:54
  • Share

Seria A e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e javës së 12-të. Në orën 15:00 Lecce barazoi 2-2 me Milanin, ndërsa në 18:00 Juventusi mori tri pikë dhe vendin e parë të përkohshëm në Serie A, pasi mundi 2-1 Cagliarin. Në 20:45 Monza barazoi 1-1 me Torinon.

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce ia doli të merrte një pikë në shtëpi pasi barazoi 2-2 me gjigantët e Milanit. Për javën e 12-të në Serie A, kuqezinjtë nuk mundën të mbanin avantazhin e dy golave të pjesës së parë. Ishte Giroud që pas 28 minutave lojë shënoi për Milanin, ndërsa Reijnders i dërgoi shifrat në 0-2 para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Sansone shënoi për të rihapur gjithçka në të 66 minutë, ndërsa Banda në minutën e 70-të barazoi. Në fund Piccoli shënoi edhe golin e tretë për Leccen, që u anullua për faull pas konsultës me VAR. Në të 90+3 minutë Giroud u ndëshkua me karton të kuq, teksa edhe Ylber Ramadani mori karton të verdhë, duke bërë një paraqitje të mirë për vendasit në 90 minutat e lojës. Pas javës së 12-të, Milani me 23 pikë mban vendin e tretë në klasifikim, teksa Lecce me 14 pikë shkon në vendin e 13-të.

Në "Allianz Stadium" Juventusi mundi 2-1 Cagliarin dhe merr për momentin vendin e parë në Serie A, duke pritur përballjen e Interit nesër (kundër Frosinone). Për javën e 12-të në Serie A, "Zonja e Vjetër" iu fal dy mbrojtësve në pjesën e dytë. Ishte Bremer që në të 60 minutë shënoi golin e parë, ndërsa në të 70 minutë ishte Rugani që shënoi për 2-0. Në të 75 minutë Dossena rihapi gjithçka, ndërsa në fund tri pikët shkuan për bardhezinjtë që marrin vendin e parë me 29 pikë. Cagliari me nëntë pikë mbetet në vendin e 17-të.

Serie A - java 12-të, e shtunë:

Lecce 2-2 Milan

Juventus 2-1 Cagliari

Monza 1-1 Torino

Renditja:

Ora 20:33
Juventusi i falet mbrojtjes, mund 2-1 Cagliarin dhe merr kreun e Serie A (VIDEO)


Në "Allianz Stadium" Juventusi mundi 2-1 Cagliarin dhe merr për momentin vendin e parë në Serie A, duke pritur përballjen e Interit nesër (kundër Frosinone). Për javën e 12-të në Serie A, "Zonja e Vjetër" iu fal dy mbrojtësve në pjesën e dytë. Ishte Bremer që në të 60 minutë shënoi golin e parë, ndërsa në të 70 minutë ishte Rugani që shënoi për 2-0. Në të 75 minutë Dossena rihapi gjithçka, ndërsa në fund tri pikët shkuan për bardhezinjtë që marrin vendin e parë me 29 pikë. Cagliari me nëntë pikë mbetet në vendin e 17-të.

 

Ora 20:31
VIDEO/ Milani 'dehet' nga suksesi në Champions, Lecce e barazon 2-2

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce ia doli të merrte një pikë në shtëpi pasi barazoi 2-2 me gjigantët e Milanit. Për javën e 12-të në Serie A, kuqezinjtë nuk mundën të mbanin avantazhin e dy golave të pjesës së parë. Ishte Giroud që pas 28 minutave lojë shënoi për Milanin, ndërsa Reijnders i dërgoi shifrat në 0-2 para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Sansone shënoi për të rihapur gjithçka në të 66 minutë, ndërsa Banda në minutën e 70-të barazoi. Në fund Piccoli shënoi edhe golin e tretë për Leccen, që u anullua për faull pas konsultës me VAR. Në të 90+3 minutë Giroud u ndëshkua me karton të kuq, teksa edhe Ylber Ramadani mori karton të verdhë, duke bërë një paraqitje të mirë për vendasit në 90 minutat e lojës. Pas javës së 12-të, Milani me 23 pikë mban vendin e tretë në klasifikim, teksa Lecce me 14 pikë shkon në vendin e 13-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?