Everton 3-0 Newcastle

GOLAT/ Trippier tradhton Newcastelin, Everton fiton 3-0 në 'Goodison Park'

7 Dhjetor 2023, 22:53| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 22:55

  • Share

Premier League në Angli është në javën e 15-të. Me fillim nga ora 20:30, këtë të enjte Evertoni fitoi 3-0 kundër Newcastle. Në "Goodison Park" të Liverpoolit vendasit morën tri pikë të vyera, që i bëjnë të dalin nga zona e ftohtë e renditjes.

Ndeshja do vendosej në pjesën e dytë dhe konkretisht në fundin e saj. Duhej minuta e 79-të që McNeil të zhbllokonte sfidën me një të majtë të prirët, kjo pas gafës së rëndë të Trippier. Sërish mbrojtësi i Newcastle do gabonte shtatë minuta më vonë, me Doucoure që shënoi golin e dytë.

Shtesa e gjashtë e ndeshjes solli edhe golin e tretë nga Beto, që i dërgoi shifrat në 3-0. Me 10 pikë, Everton merr vendin e 17-të dhe del nga zona e ftohtë, teksa kujtojmë se Bluve iu hoqën 10 pikë nge Federata Angleze për shkak të parregullsive financiare. Nga ana tjetër Newcastle me 26 pikë qëndron në vendin e shtatë.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?