Festa pas golit të Olmo-s

GOLAT/ Tripletë Norvegjisë në Malaga, Spanja fiton bindshëm dhe merr kreun e grupit

25 Mars 2023, 22:44| Përditesimi: 25 Mars 2023, 22:45

  • Share

Spanja fitoi 3-0 me Norvegjinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 në grupin A. "Furia e Kuqe" nuk i kurseu nordikët në stadiumin e Malagas, duke shënuar që në minutën e 13-të. Dani Olmo hapi llogaritë e sfidës pas asistit të Balde, duke dërguar të tijtë me avantazhin minimal në dhomat e zhveshjes.

Edhe pjesa e dytë ishte nën diktatin e vendasve, me golat që erdhën në fundin e duelit. Ka qenë sulmuesi i Espanyol, Joselu që realizoi dopietë në minutat 84 dhe 85, për të mbyllur llogaritë e duelit.

Në grupin A kualifikues, Spanja me tre pikë mban vendin e parë, teksa po me tre pikë Skocia është e dyta. Gjeorgjia, Norvegjia dhe Qipro kanë zero pikë. Në këtë grup garojnë pesë skuadra, me Gjeorgjinë që nuk ka luajtur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?