Nga fitorja e Torinos

GOLAT/ Tre gola në Sardegna, Cagliari humbet 1-2 kundër Torinos

26 Janar, 22:45| Përditesimi: 26 Janar, 22:46

  • Share

Serie A e futbollit ka nisur këtë të premte javën e 22-të. Në Sardegna, vendasit e Cagliarit nuk kanë mundur të marrin pikë në ishull duke u mposhtur 1-2 nga Torino. Edhe pse fundi ishte shpresëdhënës për djemtë e Claudio Ranierit, në fund sardët pësuan humbjen e 12-të sezonale.

Dueli u zhbllokua pas 23 minutash nga Zapata, që shënoi pas pasimit të Bellanovas. Më pas në të 45+3 minutë ishte Ricci që gjeti golin e dytë për Torinon.

Në fraksionin e dytë Cagliari shkurtoi me Violan në të 77 minutë, duke e bërë fundin më dramatik, por pa mundur të barazojë. Me këtë sukses Torino ngjitet në vendin e 10-të me 31 pikë, teksa Cagliari me 18 pikë mban vendin e 17-të.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?