GOLAT/ Spektakël me katër gola, Man. United dhe Tottenham barazojnë 2-2

14 Janar, 19:37| Përditesimi: 14 Janar, 21:07

  • Share

Spektakël me katër gola në "Old Trafford". Manchester United dhe Tottenham barazuan 2-2 për raundin e 21-të në Premier League. Në një ndeshje të mbushur me emocione, dueli i tejkaloi pritshmëritë për atë që u prodhua në 90 minuta.

Fillimisht ishin "Djajtë" e United që kaluan në epërsi me Hojlund pas vetëm tre minutave lojë. Richarlison barazoi në të 19', para se Rashford në të 40 minutë t'i dërgonte skuadrat me rezultatin 2-1 në zhveshtore.

Menjëherë fillimi i fraksionit të dytë solli golin e barazimit për Spurs, me Bentancur që shënoi për 2-2. Edhe pse dy trajnerët kryen nga tre zëvendësime, rezultati në fund nuk ndryshoi. Për Spurs debutoi afrimi i janarit, Dragusin.

Pas javës së 21-të, Tottenham me 40 pikë mban vendin e pestë, tetë më shumë se United që pozicionohet i shtati. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Everton dhe Aston Villa barazuan 0-0.

 

 

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?