Festa e Kane dhe Bayern

GOLAT/ Shpëtimtari Harry Kane në limite, Bayern Munich kalon 2-1 Leipzigun! Bavarezët sukses pas tri humbjeve

24 Shkurt, 20:29| Përditesimi: 24 Shkurt, 20:33

  • Share

Duhej njoftuar largimi i Thomas Tuchel në fundin e sezonit që Bayern Munich të rikthehej te fitorja pas tri humbjeve radhazi, dy në kampionat dhe një në Champions League.

Për raundin e 23-të në Bundesligë, bavarezët fituan 2-1 kundër RB Leipzig në një duel që nuk ishte i lehtë edhe pse sfida për kampionët e Gjermanisë luhej në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa duhej Harry Kane në të 56 minutë për të zhbllokuar ndeshjen. Më pas miqtë barazuan gjithçka me Sesko në të 70 minutë.

Kur u duk se bavarezët do dështonin sërish, Kane me golin e dytë personal nderoi Bayernin në të 90+1 minutë. Me këtë sukses Bayern ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.

Bundesliga, raundi 23:

E shtunë

Borussia MGladbach 5-2 Bochum

Stuttgart 1-1 Koln

Union Berlin 2-2 Haidenheim

Uerder Bremen 1-1 Darmstadt

VIDEO/ Bayern Munich 2-1 RB Leipzig

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?