Festa e golit të parë

GOLAT/ Shkëlqejnë vëllezërit Williams, Bilbao në finalen e Kupës! Mposhtin 3-0 Atleticon dhe gjejnë Muriqin

1 Mars, 09:35| Përditesimi: 1 Mars, 09:37

  • Share

Athletic Bilbao - Mallorca do jetë finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë, e cila do zhvillohet në datën 6 prill 2024. Në "San Mames", Bilbao fitoi 3-0 kundër Atletico Madrid dhe me rezultatin e përgjithshëm (4-0) në të dyja sfidat kalon më tej edhe falë formës së mirë të vëllezërve Williams.

Vetëm 13 minuta zgjati rezultati i bardhë në fushë, pasi Nico u kujdes që të pasonte për vëllanë, Inakin, me Williamsin e madh që dërgoi sferën në rrjetë. Më pas ishte radha e Inakit, që në minutën e 42 të asistonte për Nicon, duke dërguar rezultatin në 2-0.

Atletico dukej e pafuqishme dhe Guruteza në minutën e 61 "vulosi" ndeshjen për 3-0. Tanimë në finalen e madhe Bilbao gjen Mallorcan e Vedat Muriqit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?