GOLAT/ Roma e De Rossit shkëlqen në lojë dhe rezultate, 'shkatërron' Cagliarin! Sevillia 'i jep fund thatësirës' në Spanjë

6 Shkurt, 11:06| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:00

  • Share

Roma e De Rossit di vetëm të fitojë. Verdhekuqtë siguruan tre pikët e treta radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri në Seria A, teksa të hënën dhuruan spektakël duke mposhtur Cagliarin me rezultatin 4-0. U deshën vetëm 2 minuta që kapiteni Pellegrini të prishte ekuilibrat, ndërsa po në pjesën e parë Dybala dyfishoi shifrat.

Ishte po mëngjarashi argjentinas që e dërgoi rezultatin në 3-0 me penallti në pjesën e dytë para se i riu Huijsen të vuloste shifrat përfundimtare. Më këtë fitore verdhekuqtë u ngjitën në vendin e pestë me 1 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt, që është edhe objektivi i skuadrës kryeqytetase, pasi synon që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions.

Ndërkohë në Premier League Manchester City ia doli jo pa vështirësi kundër Brentford. Kampionët në fuqi të Premier League e panë vetën në disavantazh në minutën e 21 kur Maupay shënoi për vendasit. Gjithsesi më tej një performancë e jashtëzakonshme e Foden, me tre gola, bëri që City të fitonte me shifrat 1-3. Ky sukses e riktheu ekipin e Guardiolës në vendin e dytë me 49 pikë, po aq sa Arsenali i vendit të dytë dhe 2 pikë më pak se Liverpooli kryesues, por City ka një ndeshje më pak.

Në La Liga Sevillia mori një fitore jetike me rezultatin 1-2 kundër Rayo Vallecanos së Ivan Balliut, i cili luajti titullarë në këtë ndeshje. Hero për Sevillian, që me këtë trepikësh u shkëput disi nga vendet e fundit, ishte En Nesyri, i cili realizoi ‘dopietë’. Kjo ishte fitorja e parë e Sevillia-s në 6 ndeshjet e fundit.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?