Momente nga festa e Realit

GOLAT/ Real s'përmbahet edhe pse kampion, shkatërron Alaves! Jude Bellingham gol dhe dy asiste

15 Maj, 12:47| Përditesimi: 15 Maj, 12:52

  • Share

Në La Liga Real Madrid nuk ka të ndalur edhe pse është shpallur kampion prej javësh. “Galaktikët” këtë herë shkatërruan 5-0 Alaves, me golat e Bellingham, Valverdes, Gulder dhe dopietën e Viniuc Junior. Përveç golit, Jude Bellingham në këtë përballje dhuroi dhe dy asiste.

Surpriza e sezonit në Spanjë, Girona, u mposht në shtëpi nga Villareal. Nëndetësja e verdhë arriti të fitonte 0-1 për tre pikët falë golit të realizuar nga Traore në pjesën e dytë. Kjo fitore i jep mundësi Villareal të luftojë për një vend në kupat e Europës në dy ndeshjet e fundit në La Liga.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?