Gakpo dhe van Dijk pas golave

GOLAT/ Përmbysje e madhe në 'Anfield', Liverpool fiton 4-1 ndaj Luton dhe vijon kryesimin në Premier League

21 Shkurt, 22:26| Përditesimi: 21 Shkurt, 22:28

  • Share

Premier League nisi këtë të mërkurë javën e 26-të. Në "Anfield", Liverpooli fitoi 4-1 kundër Luton, por rezultati final mund të duket i gënjeshtërt pasi në shtëpi tifozët e kuq nuk ishin aq të qetë, sidomos në pjesën e parë.

Dueli nisi mirë për miqtë që shënuan pas vetëm 12 minutave lojë me Ogbene. Djemtë e Klopp u përpoqën të barazonin, por pa rezultat dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-1 për miqtë.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me "marshin e pestë" për Liverpoolin. Fillimisht van Dijk barazoi në minutën e 56-të, para se Gakpo dhe Diaz të shënonin golat e qetësisë.

Në fund kishte vend edhe për golin e katërt të Elliott dhe tanimë të kuqtë me 60 pikë kryesojnë renditjen e Premier League, katër pikë më shumë se Man. City (-1 ndeshje).

 

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?