Festa e Barcelonës

GOLAT/ Penallti 'in extremis', Barcelona shpëton në ishull dhe mund 1-2 Las Palmasin

5 Janar, 09:42| Përditesimi: 5 Janar, 09:43

  • Share

Barcelona siguroi një fitore karakteri për javën e 19-të në La Liga. Në stadiumin "Gran Canaria" në Las Palmas, katalanasit mundën 1-2 vendasit në një duel që prodhoi emocione dhe tri pikët u vendosën në fund.

Ish-lojtari i Barçës, Munir El Haddadi kaloi vendasit në epërsi vetëm pas 12 minutave lojë, duke befasuar Xavin në stol. Përmbysja e Barcelonës filloi në minutën e 55-të me Torres, që barazoi gjithçka.

Duhej minuta e 90+3 që një penallti e akorduar pas shumë protestash, u kthye në gol nga Gundogan. Në këtë sfidë debutoi për 12 minuta edhe Vitor Roque, afrimi më i ri i Barçës.

Me 41 pikë, Barça mban vendin e tretë në renditje, ndërsa Las Palmas me 25 pikë renditet në vendin e dhjetë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?