Real Madrid 1-1 Atletico Madrid

GOLAT/ Paqe në derbi, Atletico barazon në limite 1-1 Realin e Madridit! 'Galaktikët' hutohen në fund

4 Shkurt, 23:02| Përditesimi: 4 Shkurt, 23:04

  • Share

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Në "Bernabeu" Reali barazoi 1-1 me Atleticon për raundin e 23-të në La Liga. Përballja mes dy rivalëve të qytetit ishte brenda pritshmërive, me rastet, nervat dhe emocionet që ndoqën sfidën deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e "Galaktikëve" të Ancelottit. Brahim Diaz në të 20 minutë shënoi për mbretërorët. Fraksioni i dytë nisi më mirë për "Los Colchoneros", që barazuan me Savic, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë të besuarit e Diego Simeones nuk u ndalën me kaq, duke barazuar në limitet e lojës. Një hutim në prapavijë bëri që Llorente të ndëshkonte vendasit, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë.

Pas javës së 23-të, Real Madrid me 58 pikë kryeson La Ligan, ndjekur nga Girona me 56 dhe Barcelona me 50 pikë. Atletico Madrid me 45 pikë mban vendin e katërt.

 

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?