Moment nga ndeshja

GOLAT/ Një pikë në derbin e Londrës, West Ham dhe Tottenham barazojnë 1-1

3 Prill, 09:34| Përditesimi: 3 Prill, 09:36

  • Share

Premier League zhvilloi mbrëmjen e djeshme pesë ndeshjet e para për raundin e 31-të. Në "London Stadium" West Ham dhe Tottenham barazuan 1-1 në një ndeshje me raste, gola dhe 62.469 tifozë në stadium.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Spurs me anë të Johnson në minutën e pestë. Asisti i Werner u shfrytëzua nga Johnson që kaloi në epërsi djemtë e Postecoglu.

Më pas vendasit shtuan presionin dhe pas vetëm 14 minutash barazuan me Zouma. Duhej pasimi final i Bowen që të besuarit e Moyes të vendosnin ekuilibrat.

Në pjesën e dytë nuk pati asnjë gol, me skuardat që ndanë nga një pikë. Spurs me 57 pikë qëndron në vendin e pestë, ndërkohë që West Ham me 45 pikë mban pozitën e shtatë.

Premier League, raundi 31:

E martë

20:30 Newcastle 1-1 Everton

20:30 Nottingham 3-1 Fulham

20:45 Bournemouth 1-0 Crystal Palace

20:45 Burnley 1-1 Wolves

21:15 West Ham 1-1 Tottenham

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?