GOLAT/ Një derbi siç i ka hije, Man. United dhe Liverpool barazojnë 2-2! Arsenali 'buzëqesh' në Londër

7 Prill, 18:27| Përditesimi: 7 Prill, 18:32

  • Share

Premier League në Angli dhuroi ndeshjen më emocionuese të sezonit. Për raundin e 32-të të kampionatit, Manchester United dhe Liverpool barazuan 2-2 në "Old Trafford" në një ndeshje që për vendasit ishte me dy fytyra.

Pjesa e parë u dominua nga miqtë e Klopp, që shënuan me Diaz në minutën e 23-të dhe dominuan në të gjitha statistikat. 'Metamorfoza' e vendasve ndodhi në fraksionin e dytë, me Bruno Fernandes që përfitoi nga gafa e prapavijës mike dhe shënoi golin e barazimit në të 50 minutë nga thuajse 45 metra.

Më pas United "u ndez" dhe shënoi një tjetër supergol me Mainoo. Talenti dërgoi stadiumin në festë me të djathtën që u ndal pas krahëve të Kelleher. Liverpool s'u dorëzua dhe gjeti barazimin me Salah në të 84 minutë nga penalltia.

Ndeshja më e luftuar në Angli u mbyll 2-2, teksa Liverpool humbet vendin e parë që tanimë mbahet nga Arsenali. United në pozitën e gjashtë.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 07/04/2024 20:16

    Liverpool skuadër kalamajsh,nuk do dalë kampion. Më vjen keq për Klopp

    Përgjigju
  • Kaci: 07/04/2024 18:40

    Me rastet e pastra per te shenuar Liverpuli duhet te pakten te kishte bere nja 5 gola.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?