Osasuna 2-4 Real Madrid

GOLAT/ Muriqi mposht Uzunin, Real Madrid fiton 2-4 dhe vijon kryesimin e La Ligas! Girona hap fals

16 Mars, 16:49| Përditesimi: 16 Mars, 22:40

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë ka nisur këtë të shtunë raundin e 29-të. Duke filluar nga ora 14:00 Mallorca fitoi 1-0 ndaj Granadas, me Muriqin që fiton duelin me Uzunin. Real Madrid fitoi 2-4 në udhëtim ndaj Osasunës.

Në "Son Moix", vendasit e Mallorcas fituan 1-0 duelin me Granadan, duke lënë këta të fundit në zonën e ftohtë të renditjes. Sfida e javës së 29-të u vendos nga goli i Raillo në minutën e 85-të. Për vendasit Vedat Muriqi luajti gjithë takimin, ndërsa te Granada Myrto Uzuni u zëvendësua pas minutës së 72-të. Me 30 pikë Mallorca mban vendin e 14-të, teksa Granada me 14 pikë pozitën e 19-të (parafundit).

Në "Pamplona", Osasuna vendase nuk e përballoi dot furinë e Real Madrid, duke humbur 2-4. "Galaktikët" vijojnë kështu kryesimin e renditjes në elitën e futbollit spanjoll. Dueli i kësaj të shtune u zhbllokua pas vetëm katër minutash lojë nga Vinicius Junior. Vetëm tre minuta zgjati avantazhi, me Budimir që barazoi gjithçka. Duhej një pasim fenomenal i Valverde që Carvajal në të 18 minutë të rikthente madrilenët në avantazh. Real Madrid dominoi edhe pjesën e dytë dhe Diaz e Vinicius (dopietë) shënuan për miqtë para se Munoz të shkurtonte shifrat në fund. Për t'u theksuar se Valverde asistoi në tre nga golat e Real Madrid këtë pasdite.

La Liga, java 29-të:

14:00 Mallorca 1-0 Granada

16:15 Osasuna 2-4 Real Madrid

18:30 Getafe 1-0 Girona

Renditja:

Ora 18:12
Real Madrid 'poker' Osasunës, 'Galaktikët' vijojnë kryesimin e La Ligas (VIDEO)


Në "Pamplona", Osasuna vendase nuk e përballoi dot furinë e Real Madrid, duke humbur 2-4. "Galaktikët" vijojnë kështu kryesimin e renditjes në elitën e futbollit spanjoll. Dueli i kësaj të shtune u zhbllokua pas vetëm katër minutash lojë nga Vinicius Junior. Vetëm tre minuta zgjati avantazhi, me Budimir që barazoi gjithçka. Duhej një pasim fenomenal i Valverde që Carvajal në të 18 minutë të rikthente madrilenët në avantazh. Real Madrid dominoi edhe pjesën e dytë dhe Diaz e Vinicius (dopietë) shënuan për miqtë para se Munoz të shkurtonte shifrat në fund. Për t'u theksuar se Valverde asistoi në tre nga golat e Real Madrid këtë pasdite.

Ora 16:50
VIDEO/ Muriqi fiton derbin kundër Uzunit, vendos goli në minutën e 85-të

Në "Son Moix", vendasit e Mallorcas fituan 1-0 duelin me Granadan, duke lënë këta të fundit në zonën e ftohtë të renditjes. Sfida e javës së 29-të u vendos nga goli i Raillo në minutën e 85-të. Për vendasit Vedat Muriqi luajti gjithë takimin, ndërsa te Granada Myrto Uzuni u zëvendësua pas minutës së 72-të. Me 30 pikë Mallorca mban vendin e 14-të, teksa Granada me 14 pikë pozitën e 19-të (parafundit).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?