Balliu dhe Muriqi

GOLAT/ Uzuni asist, Granada barazon 3-3 ndaj Barcelonës! Muriqi i jep tri pikë Mallorcas në derbin e shqiptarëve, Sevilla mposht 1-0 Atl. Madridin

11 Shkurt, 23:15
  • Share

La Liga spanjolle e futbollit zhvilloi ndeshjet e javës së 24-t. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 14:00, ku Getafe fitoi 3-2 me Celta Vigon. Në 16:15, Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon, teksa Vedat Muriqi ishte vendimtar me golin në minutën e 90+2. Granada barazoi 3-3 ndaj Barcelonës në udhëtim, me Uzunin që asistoi.

Në stadiumin "Son Moix", Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi fitoi duelin e shqiptarëve me Ivan Balliun, teksa sulmuesi i Kosovës i dha tri pikë të tijve në shtesën e ndeshjes. Deçiziv Muriqi që rikthehet me gol pas dëmtimit. Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa Sanchez në të 48 minutë hapi serinë e golave për vendasit. Garcia barazoi në të 76', para se Vedat Muriqi me kokë nga brenda zonës të shënonte në limitet e sfidës. Vallecano me 24 pikë mban vendin e 14, një pozicion dhe një pikë më shumë se Mallorca.

Në "Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 1-0 kundër Atletico Madrid. Dueli i raundit të 24-t në La Liga u vendos nga goli i Romeros që në minutën e 15-të. Një pasim i Ocampos bëri që goditja e sulmuesit të ndalej pas krahëve të Oblak. Paçka rasteve dhe forcës në sulm, të besuarit e Diego Simeones dolën pa pikë nga transferta, duke qenë në vendin e katërt, 13 pikë pas Real Madridit kryesues.

Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje "të çmendur". Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.

Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

La Liga, java 24:

E dielë

14:00 Getafe 3-2 Celta Vigo

16:15 Mallorca 2-1 Rayo Vallecano

18:30 Sevilla 1-0 Atletico Madrid

21:00 Barcelona 3-3 Granada

Renditja:

Ora 23:09
VIDEO/ Barcelona 'për turp', Granada e barazon 3-3! Myrto Uzuni dhuron asist


Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje "të çmendur". Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.

Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

 

 

 

 

 

 

Ora 21:29
VIDEO/ Tentoi të shënonte si CR7 kundër Barcelonës, Myrto Uzuni dhuron spektakël në Spanjë

Barcelona dhe Granada po luajnë në "Lluis Campanys" të Katalonjës për javën e 24-t në La Liga. Te miqtë nga minuta e parë në majën e sulmit luan edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares u rrek të shënonte një gol me roveshatë, por për fat të keq nuk mundi të godiste topin. Megjithatë Uzuni e bëri të vetën, duke dashur të shënonte me akrobaci në stilin e Cristiano Ronaldos, idhullit të tij në lojën me top.

Ora 20:31
Sevilla rikthehet në 'shina', mund 1-0 Atleticon! Madrilenët 13 pikë pas kryesuesve (VIDEO)

Në "Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 1-0 kundër Atletico Madrid. Dueli i raundit të 24-t në La Liga u vendos nga goli i Romeros që në minutën e 15-të. Një pasim i Ocampos bëri që goditja e sulmuesit të ndalej pas krahëve të Oblak. Paçka rasteve dhe forcës në sulm, të besuarit e Diego Simeones dolën pa pikë nga transferta, duke qenë në vendin e katërt, 13 pikë pas Real Madridit kryesues.

Ora 18:18
VIDEO/ Vedat Muriqi supergol 'in-extremis', Mallorca fiton 2-1 me Vallecanon e Balliut

1707672019_1681816654muriqi1.jpg

Në stadiumin "Son Moix", Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi fitoi duelin e shqiptarëve me Ivan Balliun, teksa sulmuesi i Kosovës i dha tri pikë të tijve në shtesën e ndeshjes. Deçiziv Muriqi që rikthehet me gol pas dëmtimit. Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa Sanchez në të 48 minutë hapi serinë e golave për vendasit. Garcia barazoi në të 76', para se Vedat Muriqi me kokë nga brenda zonës të shënonte në limitet e sfidës. Vallecano me 24 pikë mban vendin e 14, një pozicion dhe një pikë më shumë se Mallorca.

 

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?