Futbollisti i Juventusit Gatti

GOLAT/ Merr fund thatësira e Juventusit, 'heroi' Gatti sjell fitoren pas 5 ndeshjes në Seria A

8 Prill, 10:35| Përditesimi: 8 Prill, 10:38

  • Share

Juventus i dha fund thatësirës në Seeria A duke u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh. ‘Zonja e vjetër’ mposhti minimalisht 1-0 Fiorentinën dhe mori tre pikë të rëndësishme për të qëndruar në zonën ‘Champions’. Në ‘Allianz Stadium’ vulosi goli i Gatti-t i realizuar në minutën e 21.

Me këtë fitore Juventus merr siguri për vendin e tretë në renditje, duke krijuar një distancë prej 4 vitesh me Bologna-n e vendit të katërt dhe 6 pikë më pak se Milani i vendit të dytë.

Te fitoret pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Napoli që mposhti 2-4 me përmbysje Monzan. Osimhen barazoi shifrat 1-1 në pjesën e dytë para se Politano dhe Zielinski ta dërgonin rezultatin në 1-3. Vendasit u përpoqën të rikthehen në lojë me golin e Colpanit, por më pas Raspadori vulosi gjithçka. Pavarësisht fitores Napoli mbetet larg zonës që lufton për një vend në Champions.

Befasi këtë javë ishte humbja 2-1 që pësoi me përmbysje Atalanta në transfertën e Cagliarit. Goli i Scamacas u zhvlerësua në pjesën e parë nga Aguello, ndërsa më vonë Viola realizoi për tre pikët e vendasve. Disfata vjen e hidhur për bergameskët, pasi në këtë mënyrë mbeten pas në luftën për zonën Champions.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?