GOLAT/ Marrin fund humbjet rradhazi, Lazio gjen qetësi në derbin me Frosinonen! Pak minuta edhe për Marvin Çunin

17 Mars, 11:37| Përditesimi: 17 Mars, 16:44

  • Share

Pas 4 humbjeve rradhazi, përfshirë edhe atë në Champions League kundër Bayern, por edhe javës shumë polemizuese si pasojë e dorëheqjes së Sarrit, Lazio është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë duke përmbysur 2-3 në derbin Frossinonen.

Në këtë ndeshje shkëlqeu ndër të tjerët Taty Castellanos, i cili realizoi “dopietë” dhe solli tre pikët për Lazion pas një kohe të gjatë. Për t’u përmendur edhe fakti që pak minuta mori edhe Marvin Çuni me Frosinonnen, sulmuesi i cili ka kaluar një dëmtim të rëndë që e mbajti gjatë larg fushave.

Në Premier League Tottenham, që lufton për një vend në Champions sezonin e ardhshëm, u mposht thellë 3-0 nga Fulhami i Armando Brojës. Megjithatë sulmuesi shqiptar i thirrur në kombëtare nuk luajti për asnjë minutë në derbin e Londrës, pasi trajneri vendosi të mos e grumbullonte.

Në La Liga Real Madrid fitoi 4-2 ndeshjen spektakolare në transfertë kundër Osassuna-s, duke vijuar marshimin drejt titullit kampion. Në këtë ndeshje për ‘galaktikët’ shkëlqeu Vinicius Junior me “dopietë”, ndërsa Reali përfitoi edhe nga humbja 1-0 e Girona-s në fushën e Getafes. Aktualisht diferenca mes Real Madrid kryesues dhe Gironas ndjekëse ka shkuar në 10 pikë.

Në Bundesligë Bayern Munich është rikthyer të tmerrojë kundërshtarët dhe pas Mainzit javën e kaluar këtë herë e ka pësuar Darmstadti i Klaus Gjasulës, i cili në këtë ndeshje nuk luajti për shkak dëmtimi. Ekipi i drejtuar nga Tuchel fitoi 2-5 edhe pse Darmstadt kaloi i pari në avantazh. Këto suksese e kanë bërë Bayerni të ëndërrojë titullin kampion edhe Leverkusen po bën një kampion më vete, duke vijuar +7 pikë nga Bayerni dhe një ndeshje për të rikuperuar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?