Coventry FC - Manchester United

GOLAT/ Man. United shmang turpin pas 120 minutave dhe penalltive, gjen Man. Cityn në finalen e FA Cup

21 Prill, 19:33| Përditesimi: 21 Prill, 19:55

  • Share

Manchester United shmangu turpin në gjysmëfinalen e FA Cup. Kundër Coventry FC "Djajtë" e ten Hag barazuan 3-3 pas 120 minutave lojë dhe u deshën goditjet e penalltive që United të merrte një biletë për në finale, aty ku e pret derbi me Manchester Cityn.

Në "Wembley" të Londrës gjysmëfinalja nisi mirë për United, që shënuan dy gola në pjesën e parë me McTominay dhe Maguire. Me fillimin e të dytës ishte United sërish që dërgoi shifrat në 0-3 me Fernandes.

Kur u duk se ekipi nga Championship u dorëzua, Coventry u "zgjua" dhe shënoi tre gola me Simms, O'Hare dhe Uright. Në shtesën prej 30 minutash nuk u shënuan gola, teksa skuadrat u drejtuan te penalltitë.

"Ruleta" e 11 metërshave i buzëqeshi Man. United që edhe pse gabuan me Casemiro në penalltinë e parë, rregulluan shënjestrën me Dalot, Eriksen, Fernandes dhe Hojlund. Për Coventry gaboi Sheaf, ndërsa Onana ndali O'Hare.

Tanimë United gjen në finalen e FA Cup "kushërinjtë" e Man. Cityt, me duelin që do zhvillohet në "Wembley" në datën 25 maj. Kjo finale do jetë e 143-ta, me FA Cup që është kompeticioni më i vjetër në botë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?