Goli i Nunez

GOLAT/ Liverpool 'poker' për kreun e Premier League, Arsenal fiton me 'manita'! Man. City barazon 1-1 me Chelsean

17 Shkurt, 20:33| Përditesimi: 17 Shkurt, 20:34

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 25-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30, me Liverpoolin që fitoi 1-4 kundër Brentford. Fitore edhe për Arsenal e Aston Villa. Tottenham u mposht 1-2 në shtëpi nga Wolves. Në 18:30 Manchester City dhe Chelsea barazuan 1-1.

Në "Community Stadium" në Londër, Liverpooli siguroi tri pikë me vlerë pas fitores 1-4 ndaj Brentford. Daruin Nunez në të 35 minutë mrekulloi me një supergol, para se Mac Allister, Salah dhe Gakpo të shënonin edhe tre herë të tjera për të kuqtë. Toney shënoi golin e 'flamurit' për vendasit, që në stol kishin edhe Thomas Strakoshën. Me 57 pikë Liverpool rimerr kreun e Premier League.

Në "Turf Moor", Burnley vendas humbi 0-5 me Arsenalin. "Topçinjtë" e Mikel Artetas u treguan të pamëshirshëm dhe shënuan që në minutën e katërt me Odegaard, e më pas me Saka në minutat 41 dhe 47. Trossard dhe Havertz i dërguan shifrat në 5-0. Me 55 pikë Arsenal ndjek Liverpoolin kryesues me dy pikë më pak.

Armando Broja ishte mungesa e madhe për Fulham, që sot humbi 1-2 kundër Aston Villas në Londër për raundin e 25-të në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një gjendje gripale dhe është lënë në shtëpi nga trajneri Marcos Silva. Në stadium ndodhej edhe Sylvinho me Zabaletan.

Premier League, raundi 25:

E shtunë

13:30 Brentford 1-4 Liverpool

16:00

Burnley 0-5 Arsenal

Fulham 1-2 Aston Villa

Newcastle 2-2 Bournemouth

Nottingham 2-0 West Ham

Tottenham 1-2 Wolves

18:30

Manchester City 1-1 Chelsea (Rodri 83' / Sterling 42')

Renditja:

Ora 18:05
Burnley 0-5 Arsenal, skuadra e Artetas 'shuplakë' vendasve (VIDEO)

Në "Turf Moor", Burnley vendas humbi 0-5 me Arsenalin. "Topçinjtë" e Mikel Artetas u treguan të pamëshirshëm dhe shënuan që në minutën e katërt me Odegaard, e më pas me Saka në minutat 41 dhe 47. Trossard dhe Havertz i dërguan shifrat në 5-0. Me 55 pikë Arsenal ndjek Liverpoolin kryesues me dy pikë më pak.

Ora 16:52
VIDEO/ Liverpooli e tepron, mposht 1-4 Brentfordin! Strakosha në stol


Në "Community Stadium" në Londër, Liverpooli siguroi tri pikë me vlerë pas fitores 1-4 ndaj Brentford. Daruin Nunez në të 35 minutë mrekulloi me një supergol, para se Mac Allister, Salah dhe Gakpo të shënonin edhe tre herë të tjera për të kuqtë. Toney shënoi golin e 'flamurit' për vendasit, që në stol kishin edhe Thomas Strakoshën. Me 57 pikë Liverpool rimerr kreun e Premier League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?