Europa League

GOLAT/ Liverpooli i mbyll me humbje grupet e Europa League, fitojnë Roma, Atalanta dhe Leverkusen! Skuadrat e kualifikuara për në 1/8

14 Dhjetor 2023, 23:11| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 23:14

  • Share

Europa League zhvilloi ndeshjet e fundit në grupe, ku u mësuan edhe verdiktet finale se cilat ekipe kalojnë në 1/8 e këtij eventi direkt, cilat do duhet të përballen në play-off me skuadrat e renditura të tretat në Champions League dhe cilat klube do jenë në Conference League nëpërmjet play-off.

Skuadrat e para të kualifikuara direkt në 1/8 e Europa League pas ndeshjeve të së enjtes janë: Uest Ham, Brighton, Rangers, Atalanta, Liverpool, Villarreal, Slavia e Pragës dhe Bayer Leverkusen, ndërsa klube si Freiburg, Marseille, Sparta Pragës, Sporting, Toulouse, Roma, Rennes apo Qarabag do duhet ta provojnë vijimin e garës nga play-off i 1/16.

Shorti për të zbuluar kundërshtarët dhe ndeshjet direkte në Europa League do hidhet në Nyon të Zvicrës të hënën më 18 dhjetor në orën 13:00.

Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 5-1 kundër Moldes për të treguar një sezon fantastik. Edhe pse e kishin siguruar vendin e parë në grupin H, gjermanët e Xabi Alonsos shënuan me Schick, Tapsoba dhe autogolin e Ellingsen në pjesën e parë, për të vijuar edhe me Hlozek dhe Mbamba. Për miqtë shënoi Kitolano. Leverkusen luan në 1/8 e EL, teksa Qarabag si vendi i dytë luan në play-off e 1/16 të këtij eventi.

Në "Olimpico", Roma fitoi 3-0 me Sheriff Tiraspol në raundin e fundit në grupet e Europa League. Lukaku, Belotti dhe Pisilli shënuan për Romën, me skuadrën italiane që renditet në vendin e dytë në grupin G. Slavia e Pragës kalon si e para e grupit, teksa Roma duhet të ndeshet në play-off e 1/16 në EL për të vijuar më tej drejt trofeut.

Europa League, rezultatet e raundit të fundit në grupe:

Grupi A - 21:00

Olympaicos 5-2 TSC Backa Topola

Uest Ham 2-0 Freiburg

Grupi B - 21:00

Ajax 3-1 AEK Athinë

Brighton 1-0 Marseille

Grupi C - 21:00

Aris Limassol 1-3 Sparta Pragës

Real Betis 2-3 Rangers

Grupi D - 21:00

Rakou 0-4 Atalanta

Sporting 3-0 Sturm Graz

Grupi E - 18:45

LASK 1-2 Toulouse

Union St. Gilloise 2-1 Liverpool

Grupi F - 18:45

Panathinaikos 1-2 Macabi Haifa

Rennes 2-3 Villareal

Grupi G - 18:45

Roma 3-0 Sheriff Tiraspol

Slavia Pragës 4-0 Servette

Grupi H - 18:45

Bayer Leverkusen 5-1 Molde

Qarabag 2-1 BK Haecken

Renditja në grupe:

Shënim: Vendet e para kalojnë në 1/8 e Europa League, të pozicionuarat si të dytat në play-off e 1/16 të Europa League dhe do ndeshjen me vendet e renditura të tretat në grupet e Champions League. Skuadrat që pozicionohen në vendin e tretë do kalojnë në play-off e 1/16 në Conference League.

Ora 21:05
VIDEO/ Leverkusen 'shuplakë' Moldes në Gjermani, kalon në 1/8 e EL


Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 5-1 kundër Moldes për të treguar një sezon fantastik. Edhe pse e kishin siguruar vendin e parë në grupin H, gjermanët e Xabi Alonsos shënuan me Schick, Tapsoba dhe autogolin e Ellingsen në pjesën e parë, për të vijuar edhe me Hlozek dhe Mbamba. Për miqtë shënoi Kitolano. Leverkusen luan në 1/8 e EL, teksa Qarabag si vendi i dytë luan në play-off e 1/16 të këtij eventi.

 

Ora 21:03
VIDEO/ Roma tre gola Sheriffit, italianët në Europa League nga play-off

Në "Olimpico", Roma fitoi 3-0 me Sheriff Tiraspol në raundin e fundit në grupet e Europa League. Lukaku, Belotti dhe Pisilli shënuan për Romën, me skuadrën italiane që renditet në vendin e dytë në grupin G. Slavia e Pragës kalon si e para e grupit, teksa Roma duhet të ndeshet në play-off e 1/16 në EL për të vijuar më tej drejt trofeut.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?