Liverpooli feston përmbysjen

GOLAT/ Liverpool përmbys 2-1 Fulhamin dhe është një hap larg finales së Carabao Cup

11 Janar, 10:16| Përditesimi: 11 Janar, 10:17

  • Share

Liverpooli fitoi 2-1 me Fulhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup. Në "Anfield" të parët në epërsi kaluan miqtë nga Londra. Uilliam në minutën e 19-të shokoi 56 mijë të pranishmit në stadium me golin e tij. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e miqve, teksa fraksioni i dytë solli edhe përmbysjen e të kuqve.

Ishte Jones që në minutën e 68-të barazoi gjithçka dhe vetëm tre minuta më vonë, Cody Gakpo kaloi Liverpoolin në avantazh. Në të dyja golat e Liverpoolit asistues ishte Darvin Nunez.

Kështu. Liverpooli fiton ndeshjen e parë të Carabao Cup dhe shkon në Londër në datën 24 janar për sfidën e kthimit me avantazhin e fituar në shtëpi, duke qenë një hap larg finales së këtij trofeu.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?