Mo Salah shënon golin e fitores për Liverpool

GOLAT/ Liverpool fiton me përmbysje dhe merr kreun e Premier League, Manchester City barazon 0-0 me Arsenalin në duelin direkt

31 Mars, 17:07| Përditesimi: 31 Mars, 19:32

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 30-të. Kjo e dielë sportive filloi në orën 15:00, me Liverpool që fitoi 2-1 me përmbysje kundër Brighton dhe merr kreun e Premier League. Të kuqtë e Klopp përfituan edhe nga barazimi 0-0 i Manchester Cityt me Arsenalin në "Etihad".

Në "Anfield Road" Liverpool bëri detyrën dhe mundi 2-1 Brighton. Londinezët janë surpriza e sezonit dhe këtë bënë që në minutën e dytë. Skuadra e Roberto de Zerbit kaloi në epërsi pas vetëm dy minutash lojë me Uelbeck, duke shokuar Liverpoolin. Megjithatë djemtë e Klopp "u zgjuan" dhe barazuan në minutën e 27-të me Luis Diaz. Goli i përmbysjes dhe suksesit të plotë të vendasve erdhi nga Salah në minutën e 65-të.

Dramë për një pikë dhe raste "me pikatore". Në "Etihad Stadium" Manchester City dhe Arsenal barazuan 0-0 në një duel të luftuar në çdo centimetër të fushës. Të dyja skuadrat treguan cilësi në fushë, me dy miqtë Guardiola e Arteta që u ndanë në paqe. Nga ky duel i fituar del Liverpool, që merr kreun e Premier League pas javës së 30-të, duke zbritur nga vendi i parë Arsenalin.

Premier League, raundi 30:

15:00 Liverpool 2-1 Brighton

17:30 Manchester City 0-0 Arsenal

Renditja:

Ora 19:28
'Dramë' për një pikë, Man. City barazon pa gola me Arsenalin! 'Topçinjtë' humbasin kreun e PL


Dramë për një pikë dhe raste "me pikatore". Në "Etihad Stadium" Manchester City dhe Arsenal barazuan 0-0 në një duel të luftuar në çdo centimetër të fushës. Të dyja skuadrat treguan cilësi në fushë, me dy miqtë Guardiola e Arteta që u ndanë në paqe. Nga ky duel i fituar del Liverpool, që merr kreun e Premier League pas javës së 30-të, duke zbritur nga vendi i parë Arsenalin.

Ora 17:10
VIDEO/ Liverpool përmbys 2-1 Brighton dhe merr kreun e Premier League

Në "Anfield Road" Liverpool bëri detyrën dhe mundi 2-1 Brighton. Londinezët janë surpriza e sezonit dhe këtë bënë që në minutën e dytë. Skuadra e Roberto de Zerbit kaloi në epërsi pas vetëm dy minutash lojë me Uelbeck, duke shokuar Liverpoolin. Megjithatë djemtë e Klopp "u zgjuan" dhe barazuan në minutën e 27-të me Luis Diaz. Goli i përmbysjes dhe suksesit të plotë të vendasve erdhi nga Salah në minutën e 65-të. Tanimë Liverpool me 67 pikë merr kreun e renditjes, teksa Brighton me 42 pikë pozicionohet në vendin e nëntë.

VIDEO E GOLAVE

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?