Festa e Romës

GOLAT/ Liverpool dhe Roma tri pikë me vuajtje në transfertë, Panathinaikos befason Villarrealin në Europa League (Rezultatet)

21 Shtator 2023, 23:05
  • Share

Europa League është në raundin e parë të ndeshjeve në grupe. Në 18:45 nisën përballjet e para, me 90 minutat që prodhuan rezultate befasuese. Bayer Leverkusen fitoi 4-0 me Hacken, Liverpool siguroi tri pikë duke mundur në Austri 1-3 LASK Linz, teksa Roma fitoi 1-2 kundër Sheriff Tiraspol në Moldavi. Panathinaikos befasoi në Athinë Villarreallin duke fituar 2-0.

Në 21:00, Ajax dhe Marseille barazuan 3-3, Atalanta fitoi 2-0 kundër Rakou, teksa Freiburg mori tri pikë me vlerë në transfertën e Pireut kundër Olympiacos.

Në stadiumin "Raiffeisen" në Linz, LASK humbi 1-3 kundër Liverpool në ndeshjen e parë të grupit E në Europa League. Dueli u hap nga vendasit në minutën e 14-të nga Flecker, me miqtë që reaguan në pjesën e dytë. Nunez, Diaz dhe Salah shënuan për të besuarit e Klopp, duke marrë tri pikë në këtë grup.

Në Moldavi, Sheriff Tiraspol humbi 1-2 me Romën. Italianët shënuan të parët me Paredes në minutën e 45+4, teksa Tovar barazoi për vendasit. Do duhej minuta e 65-të që Lukaku të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për djemtë e Mourinhos, që mbajnë vendin e dytë në grupin G.

Europa League - Rezultatet:

Ora 21:01
VIDEO/ Liverpool shënon tre gola në Europa League, LASK 'bie' në shtëpi

Në stadiumin "Raiffeisen" në Linz, LASK humbi 1-3 kundër Liverpool në ndeshjen e parë të grupit E në Europa League. Dueli u hap nga vendasit në minutën e 14-të nga Flecker, me miqtë që reaguan në pjesën e dytë. Nunez, Diaz dhe Salah shënuan për të besuarit e Klopp, duke marrë tri pikë në këtë grup.

Ora 20:59
GOLAT/ Paredes - Lukaku, Roma 'zgjohet' në Moldavi dhe mposht Sheriffin

Në Moldavi, Sheriff Tiraspol humbi 1-2 me Romën. Italianët shënuan të parët me Paredes në minutën e 45+4, teksa Tovar barazoi për vendasit. Do duhej minuta e 65-të që Lukaku të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për djemtë e Mourinhos, që mbajnë vendin e dytë në grupin G.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?