GOLAT/ Liverpool dhe Man. City barazojnë 1-1 në derbin e titullit, Arsenali përfiton dhe merr kreun e Premier League

10 Mars, 18:47| Përditesimi: 10 Mars, 21:37

  • Share

Pas javës së 28-të në Premier League, Arsenali është rikthyer të kryesojë duke përfituar nga barazimi 1-1 mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Në "Anfield", dueli i titullit u mbyll në ekuilibër me gola, çka bëri që të dyja skuadrat t'i bënin nder Arsenalit.

Ishte Manchester City që zhbllokoi sfidën me Stones pas 23 minutave lojë, ndërsa golin e barazimit Liverpool e shënoi me Mac Allister nga pika e bardhë e penalltisë (50'). Në fund Doku për Cityn goditi edhe shtyllën.

Më herët këtë të dielë Tottenham "shkatërroi" 0-4 Astan Villan në Birmingham, teksa Brighton harroi humbjen me Romën në Europa League dhe mundi 1-0 Nottinghamin. West Ham dhe Burnley barazuan 2-2.

Pas raundit të 28-të elita e futbollit anglez kryesohet nga Arsenal dhe Liverpool me 64 pikë, por "Topçinjtë" janë në krye për shkak të golavarazhit. Man. City me 63 pikë mban vendin e tretë, ndërkohë që Aston Villa pozicionohet në vendin e katërt.

Premier League, raundi 28:

E dielë

Aston Villa 0-4 Tottenham

Brighton 1-0 Nottingham

West Ham 2-2 Burnley

Liverpool 1-1 Manchester City

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?