Lewandowski

GOLAT/ Lewandowski hero te Barcelona, katalanasit mposhtin 1-2 Celta Vigon në minutën e 97

17 Shkurt, 20:43| Përditesimi: 17 Shkurt, 20:45

  • Share

Barcelona është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë kundër Celta Vigos për javën e 25-të në La Liga. Skuadra e Xavi Hernandez mposhti 1-2 Celta Vigon në udhëtim, në një ndeshje me ritëm dhe që u vendos në minutën e 90+7.

Lewandowski në minutën e 45 zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur, para se Iago Aspas të barazonte në të 47 minutë. Duhej sërish polaku Lewandowski që nga penalltia në minutën e 90+7 të rikthente epërsinë e Barçës.

Barcelona me 54 pikë qëndron sërish në vendin e tretë, dy pikë më pak se Girona dhe shtatë më pak se Real Madridi kryesues.

Më herët gjatë ditës Atletico Madrid fitoi 5-0 kundër Las Palmas, ndërsa Osasuna mundi 2-0 Cadizin.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?