Festa e Leverkusen

GOLAT/ Leverkusen vijon rekordin dhe marshon drejt titullit, 'Aspirinat' thyejnë 2-0 Wolfsburgun

10 Mars, 21:27| Përditesimi: 10 Mars, 22:38

  • Share

Bayer Leverkusen nuk njeh humbje këtë sezon me Xabi Alonson në stol dhe Granit Xhakën në regji. Për raundin e 25-të në Bundesligë, 'Aspirinat' fituan 2-0 me Wolfsburg në shtëpi dhe prijnë renditjen me dhjetë pikë më shumë se Bayern Munich.

Në "Bay Arena" ishte Tella që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të me kokë, kjo pas një aksioni brilant dhe pasimi të bukur nga Grimaldo. Edhe pse me vetëm një gol epërsi, Bayer s'e vendosi në diskutim fitoren dhe gjeti golin e dytë më Wirtz në të 86 minutë, me asistin e Palacios.

Më herët këtë të dielë Freiburg fitoi 1-2 në udhëtim me Bochum, teksa Eintracht Frankfurt mposhti 3-1 Hoffenheim. Me mbylljen e raundit të 25-të, Leverkusen prin tabelën me 67 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munich. Stuttgart dhe Dortmund në zonën Champions.

Bundesliga, raundi 25:

E dielë

Bochum 1-2 Freiburg

Eintracht Frankfurt 3-1 Hoffenheim

Bayer Leverkusen 2-0 Wolfsburg

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?