RB Leipzig 2-2 Bayern Munchen

GOLAT/ Leverkusen fiton me Xhakën në fushë dhe kryeson Bundesligë, barazim spektakolar mes Leipzig dhe Bayern Munich

30 Shtator 2023, 21:58
  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit ka zhvilluar këtë të shtunë gjashtë nga ndeshjet e javës së gjashtë. Bie në sy fitorja e Bayer Leverkusen 0-3 në transfertë me Mainz, me "Aspirinat" që mbajnë kreun e Bundesligës me 16 pikë.

Për Leverkusen në fushë ishte edhe Granit Xhaka, ndërsa golat u shënuan nga van den Berg (outogol), Grimaldo dhe Hofmann. Fitore edhe për Gladbach, Stuttgart dhe Wolfsburg, teksa surprizën e bëri Heidenheim që mundi 1-0 Union Berlinin.

Në "Red Bull Arena", Leipzig dhe Bayern Munich barazuan 2-2 në një ndeshje me gola, ritëm, raste dhe luftë sportive. Vendasit e Marko Rose shënuan dy herë në pjesën e parë me Openda dhe Lukeba në minutat 20 dhe 26, duke mos mbajtur dot epërsinë e dy golave.

Në pjesën e dytë Kane shkurtoi epërsinë e vendasve në minutën e 57-të nga penalltia, ndërsa Sane në minutën e 70-të barazoi për 2-2. Pas kësaj jave, Leverkusen me 16 pikë prin renditjen, ndjekur nga Stuttgart me 15-të pikë, Bayern Munich dhe Dortmund me 14-të dhe Leipzig me 13-të.

Bundesliga - java 6 - e shtunë:

Bochum 1-3 Gladbach

Koln 0-2 Stuttgart

Heidenheim 1-0 Union Berlin

Mainz 0-3 Leverkusen

Wolsfburg 2-0 Eintracht Frankfurt

RB Leipzig 2-2 Bayern Munich

Golat e RB Leipzig 2-2 Bayern Munich:

 

 
S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?