Festa e Leverkusen

GOLAT/ Leverkusen dhe Bayern Munich bëjnë detyrën në Bundesligë, fitojnë Stuttgart dhe Bremen! 'Aspirinat' vijojnë kryesimin

3 Shkurt, 18:57| Përditesimi: 3 Shkurt, 19:01

  • Share

Bundesliga gjermane vijon të kryesohet nga Bayer Leverkusen edhe pas javës së 20-të. "Aspirinat" fituan këtë të shtunë në udhëtim 0-2 kundër Darmstadt, me dopietën e Tella në minutat 33 dhe 52. Në fushë për miqtë e Alonsos 88 minuta luajti edhe Granit Xhaka.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich vijon të bëjë mirë dhe pas triumfit 3-1 me përmbysje kundër Borussia Monchengladbach, ndjek Leverkusenin. Miqtë shënuan në pjesën e parë me Elvedi, para se Pavlovic, Kane dhe de Ligt të shënonin për të besuarit e Tuchel. Me 50 pikë, bavarezët janë në vendin e dytë, dy pikë më pak se "Aspirinat".

Në ndeshjet e tjera, Bochum dhe Augsburg barazuan 1-1, teksa Bremen iu fal golit të Ducksch në minutën e dytë për të mposhtur 0-1 Mainz. Tri pikë edhe për Stuttgart, që mposhti 1-3 Freiburgun.

Bundesliga, java 20-të:

E shtunë

Bayern Munich 3-1 Gladbach

Bochum 1-1 Augsburg

Darmstadt 0-2 Bayer Leverkusen

Freiburg 1-3 Stuttgart

Mainz 0-1 Uerder Bremen

Renditja:

Ora 18:58
VIDEO/ Përmbysje në shtëpi, Bayern Munich fiton 3-1 me Gladbach

Në "Allianz Arena", Bayern Munich vijon të bëjë mirë dhe pas triumfit 3-1 me përmbysje kundër Borussia Monchengladbach, ndjek Leverkusenin. Miqtë shënuan në pjesën e parë me Elvedi, para se Pavlovic, Kane dhe de Ligt të shënonin për të besuarit e Tuchel. Me 50 pikë, bavarezët janë në vendin e dytë, dy pikë më pak se "Aspirinat".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?