Stanisic dhe Granit Xhaka

GOLAT/ Leverkusen bën për 'Aspirina' Bayern Munich, fitojnë 3-0! Djemtë e Alonsos kryesojnë Bundesligën pa asnjë humbje

10 Shkurt, 20:42| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:35

  • Share

Java e 21-të e Bundesligës gjermane të futbollit dhuroi duelin e kryesuesve. Në "BayArena", Bayer Leverkusen fitoi 3-0 kundër gjigantëve të Bayern Munich. Tanimë "Aspirinat" e Xabi Alonsos shkëputen në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se bavarezët e Thomas Tuchel.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18-të me golin e Stanisic. Lojtari që luan në huazim nga bavarezët ndëshkoi skuadrën ku do rikthehet në qershor. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Leverkusen, teksa Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë në fushë.

Në pjesën e dytë, Grimaldo shënoi edhe golin e qetësisë te vendasit në të 50 minutë. Leverkusen dominoi gjithçka në këtë ndeshje, duke treguar edhe një lojë me kontroll të topit dhe stilin tiki-taka.

Në minutën 90+5 ishte Frimpong që "vulosi" gjithçka me golin e tretë. Tanimë Leverkusen me 55 pikë qëndron në krye pa humbur asnjë ndeshje këtë sezon, pesë pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Ora 22:35
Tiki-Taka nga Leverkusen, te Bayern Munich nuk prekin topin! Ja pse 'Aspirinat' janë për titull (VIDEO)

Bayer Leverkusen fitoi 3-0 me Bayern Munich për raundin e 21-të në Bundesligë. Tanimë "Aspirinat" janë pesë pikë larg bavarezëve dhe kryesojnë renditjen, duke mos humbur asnjëherë këtë sezon. Drejt titullit kampion, një pjesë të këtij suksesi e ka edhe trajneri Xabi Alonso.

Sesa kanë ndikuar idetë e trajnerit, mjafton të shohim videon më poshtë. Leverkusen ia ka "fshehur" topin për një minutë Bayern Munich dhe me lojën tiki-taka duket një ekip që ka të ardhmen para.

Aq shumë janë mërzitur tifozët e Bayern me paraqitjen e ekipit të tyre, sa kanë vlerësuar në maksimum kombinimet e kundërshtarëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?