Festa e Lazios

GOLAT/ Lazio 'likuidon' Salernitanën, e mposht 4-1 dhe ëndërron Evropën

13 Prill, 09:34| Përditesimi: 13 Prill, 09:35

  • Share

Java e 32-të e Serisë A të futbollit në Itali nisi me fitoren 4-1 të Lazios kundër Salernitanës në "Olimpico". Djemtë e Igor Tudor vendosën diktatin qysh në fillimin e lojës, duke shënuar me Felipe Anderson në të 7 minutë dhe Vecino në minutën e 14-të.

Miqtë nga Salerno s'u dorëzuan dhe shkurtuan me Tchaouna në të 16 minutë, para se Felipe Anderson të gjente golin e tretë në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, pikërisht në të 58 minutë në fushë u fut edhe Elseid Hysaj. Duhej Isaksen në të 87 minutë që të "vuloste" ndeshjen në 4-1.

Lazio me 49 pikë merr vendin e shtatë, vetëm një pikë më pak se Atalanta që mban vendin e gjashtë (dy ndeshje më pak).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?