Manchester United 1-1 Burnley

GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të

27 Prill, 18:10| Përditesimi: 28 Prill, 16:28

  • Share

Premier League në Angli është në raundin e 35-të (tre javë nga fundi i sezonit). E shtuna sportive nisi në orën 13:30 me barazimin 2-2 të West Ham ndaj Liverpool. Me këtë dështim, i dyti radhazi, Liverpool duket se i ka dhënë lamtumirën titullit kampion. Në Londër, Fulham barazoi 1-1 me Crystal Palace. Për vendasit katër minuta në fund luajti edhe Armando Broja. Ndërkohë që Manchester United barazoi 1-1 me Burnleyn që mban vendin e 19-të. Në këtë javë pas humbjes 5-1 nga Newcastle, skuadra e Sheffield United i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Premier League duke qenë se është me vetëm 16 pikë në fundin e renditjes.

Në "London Stadium" West Ham ndali në barazimin 2-2 Liverpoolin. Lënia e pikëve për ndeshjen e dytë radhazi bën që të kuqtë e Klopp të ndalin hapin dhe të mos jenë më në ndjekje të Arsenalit dhe Man. City, teksa mund t'i kenë dhënë lamtumirën titullit kampion për këtë sezon, paçka se për javë të tëra kryesuan renditjen. Bouen shënoi për vendasit në pjesën e parë, para se Liverpool të përmbyste për 1-2 me Robertson dhe autogolin e Areolas në fraksionin e dytë. Antonio në minutën e 77-të vendosi ekuilibrat 2-2, me skuadrat që ndanë nga një pikë. 

Në "Craven Cottage" Fulham barazoi 1-1 me Crystal Palace. Ishte 'rivali' i Armando Brojës në sulm, Rodrigo Muniz që shënoi për Fulham në minutën e 53-të. Ndërkohë Marco Silva në të 86 minutë largoi Muniz nga loja për t'i bërë vend Brojës. Vetëm një minutë më pas, në të 87 minutë Schlupp vendosi ekuilibrat.

Në "Teatrin e Ëndrrave" Manchester United barazoi 1-1 me Burnley, ekip që mban vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. Ishte forma e mirë e Onana që i dha një pikë "Djajve", teksa për miqtë në portë ishtë gardiani i Kosovës, Aro Muric. Ky i fundit në një rast u nderua nga shtylla. Antony shënoi për vendasit në minutën e 79-të, para se Amdouni në të 87 minutë të vendoste ndeshjen 1-1.

Premier League, raundi 35:

E shtunë, 27 prill 2024

13:30 West Ham 2-2 Liverpool

16:00

Fulham 1-1 Crystal Palace

Manchester United 1-1 Burnley

Newcastle 5-1 Sheffield United

Wolves 2-1 Luton

18:30 Everton 1-0 Brentford

Renditja:

Ora 16:08
VIDEO/ Skandal te Liverpool, Salah përplaset me Klopp! Shokët e skuadrës e ndajnë nga sulmi fizik: Nëse unë flas, këtu bie zjarri


West Ham dhe Liverpool barazuan 2-2 për raundin e 35-të në Premier League. Në minutën e 77-të vendasit barazuan ndeshjen, teksa Klopp po bëhej gati të bënte tre zëvendësime pikërisht në aksionin e golit.

Në pritje për t'u futur në fushë, Salah dhe Klopp u përfshinë në një debat, me egjiptianin që ishte gati për një përplasje fizike me trajnerin. Duhej ndërhyrja e Nunes dhe Gomez që konflikti mos kthehej në përplasje fizike.

Vërtet një sjellje e papritur te Liverpool, me Klopp që mbajti në stol disa nga lojtarët kyç. Duket se klima në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë te të kuqtë, me trajnerin që ka njoftuar largimin në fundin e sezonit.

"Nëse unë vendos të flas, këtu bie zjarri", tha Salah shkurtimisht pas ndeshjes për situatën.

 

 

Ora 15:53
VIDEO/ Liverpool dështon sërish, barazimi 2-2 ndaj West Ham e largon nga titulli

Në "London Stadium" West Ham ndali në barazimin 2-2 Liverpoolin. Lënia e pikëve për ndeshjen e dytë radhazi bën që të kuqtë e Klopp të ndalin hapin dhe të mos jenë më në ndjekje të Arsenalit dhe Man. City, teksa mund t'i kenë dhënë lamtumirën titullit kampion për këtë sezon, paçka se për javë të tëra kryesuan renditjen. Bouen shënoi për vendasit në pjesën e parë, para se Liverpool të përmbyste për 1-2 me Robertson dhe autogolin e Areolas në fraksionin e dytë. Antonio në minutën e 77-të vendosi ekuilibrat 2-2, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Me 75 pikë pas javës së 35-të, Liverpool mban vendin e tretë, dy pikë më pak se Arsenali (-1 ndeshje) dhe një pikë më pak se Man. City (-2 ndeshje).

VIDEO E GOLAVE

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?