GOLAT/ Interi fiton 1-0 në Champions League, Atl. Madrid bie në Itali! PSV dhe Dortmund barazojnë 1-1

20 Shkurt, 22:58| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:08

  • Share

Champions League zhvilloi mbrëmjen e së martës dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8. Në sfidat e para mes tyre, Inter fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid në Milano, teksa PSV dhe Dortmund u ndanë në barazimin 1-1. Përballjet e radhës mes tyre që përkojnë me ndeshjen e kthimit luhen më 13 mars.

Në "Giuseppe Meazza" të Milanos, Interi fitoi 1-0 kundër Altetico Madrid. Për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve, skuadra e Simone Inzaghit iu fal golit të Arnautovic në minutën e 79-të. Një gafë në prapavijën e Atl. Madrid u shfrytëzua mirë nga vendasit, që gabuan fillimisht me Lautaron, por ishte austriaku që shënoi. Kështu Inter shkon pas tre javësh në ndeshjen e kthimit me avantazhin minimal.

Në "Philips Stadium" të Eindhovenit, PSV dhe Dortmund barazuan 1-1 në sfidën e 1/8 të Champions League. Malen shënoi pas vetëm 24 minutave lojë për gjermanët, teksa holandezët barazuan me kapitenin de Jong në të 56 minutë nga penalltia. Dy skuadrat do përballen më 13 mars në sfidën e kthimit, për të mësuar kush do sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ora 23:01
Dy gola në Ligën e Kampioneve, PSV dhe Dortmund barazojnë 1-1 (VIDEO)

Në "Philips Stadium" të Eindhovenit, PSV dhe Dortmund barazuan 1-1 në sfidën e 1/8 të Champions League. Malen shënoi pas vetëm 24 minutave lojë për gjermanët, teksa holandezët barazuan me kapitenin de Jong në të 56 minutë nga penalltia. Dy skuadrat do përballen më 13 mars në sfidën e kthimit, për të mësuar kush do sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

 

Ora 23:00
VIDEO/ Gafë e Atl. Madrid, Interi fiton 1-0 në 1/8 e Champions League! Arnautovic bën heroin në 'Meazza'

Në "Giuseppe Meazza" të Milanos, Interi fitoi 1-0 kundër Altetico Madrid. Për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve, skuadra e Simone Inzaghit iu fal golit të Arnautovic në minutën e 79-të. Një gafë në prapavijën e Atl. Madrid u shfrytëzua mirë nga vendasit, që gabuan fillimisht me Lautaron, por ishte austriaku që shënoi. Kështu Inter shkon pas tre javësh në ndeshjen e kthimit me avantazhin minimal.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?