Inter feston një prej golave

GOLAT/ Inter rikthehet te fitorja duke bërë detyrën ndaj Lecces! Dy gola dhe 3 pikë shumë të vlefshme

5 Mars 2023, 22:32| Përditesimi: 5 Mars 2023, 22:33

  • Share

Pas disa ndeshjeve jo të mira, Inter ka bërë detyrën sot dhe është rikthyer te fitorja në kampionat.  Në një ndeshje të mirë në shtëpi zikaltërit mundën 2-0  Leccen, duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.

Golin e parë e shënoi Mkhitaryan ndërsa më pas 3 pikët i hipotekoi Lautaro, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Lecce nuk bëri asgjë në këtë takim, teksa mendoi vetëm për t’u mbrojtur.

Ndeshja e radhës për ekipin e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë. Sakaq, Lecce pret Torinon në shtëpi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?