Girona kundër Atl. Madrid

GOLAT/ Girona vijon përrallën në La Liga, mposht 4-3 Atl. Madridin 'in extremis' dhe kap Realin në krye

4 Janar, 09:48| Përditesimi: 4 Janar, 09:50

  • Share

Girona nuk është më një 'shkëndijë' e momentit në La Liga. Ekipi katalanas vijoi serinë e suksesit dhe për javën e 19-të në kampionat mposhti 4-3 Atletico Madridin në një ndeshje 'kornizë' për futbollin spanjoll.

Pesë gola u shënuan në pjesën e parë, me Gironan që në çdo rast ishte në epërsi dhe asnjëherë në disavantazh. Valery, Savio dhe Blind gjetën rrjetën për vendasit dhe dopieta e Moratas për miqtë dërgoi rezultatin në 3-2.

Në fillimin e pjesës së dytë, sërish Morata për madrilenët gjeti golin e tretë dhe të barazimit. Mes shumë rasteve dhe ndërhyrjeve nga VAR, vendasit e Michel gjetën golin e tri pikëve në fundin e lojës. Martin në 90+1 dërgoi në festë 13 mijë tifozët e Gironas në stadium, duke i dhënë të tijve tri pikë.

Me 15 fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje (nga Real Madrid), Girona me 48 pikë barazon Real Madridin në krye të La Liga-s. Alt. Madrid me 38 pikë mban vendin e tretë, njëjtë sa Barcelona.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?