Betis 2-2 Sevilla

GOLAT/ Girona barazon 1-1 me Betis, 'buzëqeshin' Real e Barcelona

21 Dhjetor 2023, 21:15| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 21:16

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 18-të. Në 19:00 në Sevilla, Real Betis dhe Girona barazuan 1-1. Miqtë nga Katalonja janë kryesues të renditjes dhe ndalja e tyre pas tre fitoreve radhazi ka bërë që Real Madridi dhe Barcelona ndjekëse "të buzëqeshin".

Përballja pa djemtë e Michel më kërkues dhe gjithçka u shpërblye në minutën e 39-të, kur Dovbyk nga penalltia kaloi në avantazh Gironën. Goli i barazimit u shënua vetëm në minutën e 88-të nga Pezzella, në zhvillimet e një këndoreje.

Edhe pse barazim, surpriza e sezonit kryeson me 45 pikë, tre më shumë se Real Madridi (-1 ndeshje) dhe Barcelona me 38 pikë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?