Futbollistët e Interit duke festuar fitoren

GOLAT/ Frattesi 'njeriu-fat' i Interit, zikaltërit mposhtin Udinesen në minutën e 95! Vijon ëndrra titull në derbi

9 Prill, 10:28| Përditesimi: 9 Prill, 10:32

  • Share

Një fitore karakteri rezultoi përballja e Interit kundër Udinese-s. Zikaltërit të cilët po marshojnë drejt titullit kampiona ia dolën 1-2 me përmbysje në Friuli, teksa goli 3 pikësh erdhi në minutën e 95. Megjithatë fillimisht realizuan vendasit me Samardzic, falë edhe një hezitimi të Dumfried dhe portierit Sommer.

Pas ndëshkimit Interi, i cili domonoi nga fillimi, rriti akoma më shumë ritmin, teka në fillimin e pjesës së dytë fillimisht u anulua një gol i Carlos Augustos për pozicion jashtë loje. Pa kaluar shumë Calhanoglu riktheu baraspeshën me penalltinë e fituar nga Thuram.

Megjithatë heroin do ta bënte italiani Frattesi, i ardhur si zëvendësues dhe që edhe njëherë tjetër realizoi në limite. Mesfushori me këtë gol mori edhe nofkën ‘njeriu-fat’ te Interi. Me këtë sukses zikaltërit vijojnë 14 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe matematika thotë se mund ta sigurojnë titullin pikërisht në derbin e 22 prillit kundër Milanit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?