Frankfurt feston suksesin me Bayern

GOLAT/ Frankfurt tërbon Bayernin, e mund 5-1! Tri pikë për Bremen, Berlin dhe Freiburg! Dortmund mposhtet në shtëpi

9 Dhjetor 2023, 17:40| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 20:45

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit ka nisur me surpriza këtë të shtunë. Për javën e 14-të, Eintracht mundi 5-1 Bayern Munich, duke tërbuar të besuarit e Tuchel që kishin gjashtë fitore radhazi. Te tri pikët dolën edhe Heidenheim, Union Berlin, Werder Bremen dhe Freiburg. Në 18:30 Dortmund humbi 2-3 në shtëpi me Leipzig.

Në "Deutsche Bank Park" të Frankfurtit, Eintrachti fitoi 5-1 kundër Bayern Munich për raundin e 14-të në Bundesligë. Pas gjashtë fitoreve radhazi, të besuarit e Tuchel bien në një transfertë delikate. Vendasit e Dino Toppmoller shënuan tre herë në pjesën e parë me Marmoush, Dina Ebimbe dhe Larsson, para se Kimmich të shkurtonte për 3-1. Sërish në pjesën e dytë Dina Ebimbe dhe Knauff shënuan për 5-1, duke bërë që Bayern të turpërohej në udhëtim dhe të humbiste mundësinë për t'iu afruar kryesuesve të Leverkusen. Frankfurt me 21 pikë ngjitet në pozitën e shtatë, teksa Bayern me 32 pikë mban vendin e dytë.

Në sfidat e tjera, tri pikë siguruan edhe Heidheim, Union Berlin, Werder Bremen dhe Freiburg. Ndërkohë që Borussia Dortmund nuk ia doli të merrte tri pikë në shtëpi, duke u mundur 2-3 nga Leipzig.

Bundesliga, java 14-të, e shtunë:

15:30

Eintracht Frankfurt 5-1 Bayern Munich (Marmoush 12, Ebimbe 31', 50', Larsson 36', Knauff 60' ' Kimmich 44')

Heidenheim 3-2 Darmstadt (Schoppner 42', Mainka 69', 71' / Skarke 52', Maloney 60' (og))

Union Berlin 3-1 B. Monchengladbach (Volland 24', Hollerbach 50', Kaufmann 75' / Plea 77')

Werder Bremen 2-0 Augsburg (Stark 39', Ducksch 65')

Wolfsburg 0-1 Freiburg (Gregorisch 74')

18:30

Dortmund 2-3 RB Leipzig ((Sule 45+6', Fullkrug 90+3' / Bensebaini 32', Baumgartner 54', Poulsen 90+1'))

Renditja:

Ora 17:42
VIDEO/ Eintrachti 'shkërmoq' Bayernin, e mund 5-1 në Frankfurt


Në "Deutsche Bank Park" të Frankfurtit, Eintrachti fitoi 5-1 kundër Bayern Munich për raundin e 14-të në Bundesligë. Pas gjashtë fitoreve radhazi, të besuarit e Tuchel bien në një transfertë delikate. Vendasit e Dino Toppmoller shënuan tre herë në pjesën e parë me Marmoush, Dina Ebimbe dhe Larsson, para se Kimmich të shkurtonte për 3-1. Sërish në pjesën e dytë Dina Ebimbe dhe Knauff shënuan për 5-1, duke bërë që Bayern të turpërohej në udhëtim dhe të humbiste mundësinë për t'iu afruar kryesuesve të Leverkusen. Frankfurt me 21 pikë ngjitet në pozitën e shtatë, teksa Bayern me 32 pikë mban vendin e dytë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?