Festa e Phil Foden pas dopietës

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

26 Prill, 10:28| Përditesimi: 26 Prill, 10:29

  • Share

Premier League në Angli zhvilloi disa nga duelet e prapambetura të raundit të 29-të. Në "American Express" Brightoni vendas nuk ishte i aftë t'i bënte ballë kampionëve në fuqi të Manchester City, me djemtë e Pep Guardiolës që fituan 0-4 dhe tanimë me një ndeshje më pak e shohin veten në pozitën e dytë, me një pikë pas kryesuesve të Arsenalit.

Dueli ishte i zjarrtë në pjesën e parë, ku Man. City ia doli të shënonte tre herë. Fillimisht De Bruyne në minutën e 17-të hapi serinë e golave, për t'i lënë vendin dopietës së Foden në minutat 26 dhe 34.

Në pjesën e dytë Alvarez shënoi në minutën e 62 për të vulosur duelin me katër gola. Tanimë City sheh nga titulli për të mbajtur fronin, me Arsenalin që është i kërcënuar. Brighton me 44 pikë pozicionohet në vendin e 11-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?