Festa e Manchester United

GOLAT/ Fitore për 'infarkt' në limite, Man. United i falet një 18-vjeçari! Triumfon 3-4 kundër Wolves

2 Shkurt, 10:08| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:52

  • Share

Manchester United ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Wolves, duke triumfuar vetëm në limitet e sfidës së mbyllur 3-4 pas 100 minutave lojë. Për javën e 22-të të Premier League, djemtë e ten Hag treguan në fushë se janë "të brishtë" dhe mund të pësojnë paçka avantazhit.

United shënoi dy gola në pjesën e parë me Rashford dhe Hojlund, teksa 20 minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. Sarabia në të 71 minutë shkurtoi rezultatin, ndërsa McTominay shënoi golin e tretë për United. Për dhjetë minutat në vijim Wolves "kafshuan" dy herë me Kilman dhe Neto, për rezultatin 3-3.

Në minutën e 90+7 ishte Mainoo, talenti 18-vjeçar i Man. United që pas disa driblimeve të bukura shënoi golin e tri pikëve për United, duke dërguar rezultatin në 3-4.

Pas javës së 22-të, United me 35 pikë mban vendin e shtatë, teksa Wolves me 29 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. Në duelin tjetër, West Ham barazoi 1-1 me Bournemouth.

Ora 17:51
Fitorja 3-4 'in-extremis', ten Hag: Pashë një Manchester United shumë naiv


Manchester United fitoi 3-4 kundër Wolves në transfertë. Sfida e Premier League nuk ishte e lehtë për 'Djajtë e Kuq', që shënuan golin e fitores në minutën e 90+7 nga Mainoo. Paçka avantazhit të fillimit me dy gola, United u barazua 3-3.

Për situatën në ekipin e tij, trajneri ten Hag tha se pa një ekip naiv.

“Duhej ta kishim menaxhuar shumë më mirë ndeshjen. Nuk mund të lejojmë që të ndodhin kaq shumë gabime, na duhet që në fushë të shfaqemi si lider. Tani për momentin kam një miks ndjesish sepse gjithsesi jam i lumtur për fitoren. Por, duhet ta lexojmë më mirë lojën, sidomos kur jemi në avantazh.

Duhet të menaxhojmë më mirë zotërimin e topit, e kuptoj që skuadra kërkon të shënoj gola, por nuk mund të lejojmë hapësira në prapavijë. Morëm shumë rrezik përsipër dhe më pas humbëm shumë topa. Ishim të zbuluar në kundërsulm dhe kundërshtari fitoi terren.

Duhet të nxjerrim mësime pasi nuk mund të jemi aq naivë, nuk mund të vrapojmë të gjithë përpara kur jemi në avantazh dhe thjesht na duhet të tregohemi të qetë e të lëvizim topin”, u shpreh ten Hag, holandezi i United.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?