Pinamonti dhe Ardian Ismajli

GOLAT/ Empoli fiton derbin e shqiptarëve, Sassuolos s'i mjafton asisti i Bajramit! Kumbulla qëndron në stol

24 Shkurt, 19:08| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:46

  • Share

Seria A e futbollit është në javën e 26-të. Kjo e shtunë nisi me fitoren 2-3 të Empolit në udhëtim me Sassuolon. Në fushë Ardian Ismajli ka dalë i fituar, ndërsa Nedim Bajrami luajti pjesën e dytë dhe asistoi te vendasit.

Te Empoli trajneri Davide Nicola nuk preferoi Etrit Berishën dhe Stiven Shpendin, duke i lënë në stol. Edhe Alessio Dionisi i Sassuolos la në stol Marash Kumbullën, me mbrojtësin që ende nuk po merr minuta në ekipin e ri, aty ku u huazua nga Roma deri në qershorin e këtij viti.

Golat e Empolit u shënuan nga Luperto 11', Niang 64' (p) dhe Bastoni 90+4'. Ndërkohë që Sassuolo shënoi me Pinamontin 54' (p) dhe Ferrarin në të 77 minutë me asistin e Bajramit.

Serie A, raundi 26:

E shtunë

15:00 Sassuolo 2-3 Empoli

18:00 Salernitana 0-2 Monza

20:45 Genoa 2-0 Udinese

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?