Fitorja e Wolves kundër Tottenham

GOLAT/ Ditë surprizash në Premier League, Wolves 'kafshon' Tottenham! Bie edhe Newcastle, fitojnë Man. United e Everton

11 Nëntor 2023, 22:40| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 22:45

  • Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e javës së 12-të. Surpriza në Angli, me Tottenham që humbën për herë të dytë radhazi 2-1 me Wolves. Humbje edhe për Newcastle, teksa Arsenali mundi 3-1 Burnley dhe Manchester United fitoi 1-0 me Luton. Tri pikë edhe për Everton që fitoi 2-3 kundër Crystal Palace.

Në "Emirates", Arsenali u imponua dhe fitoi 3-1 kundër Burnleyt, duke gëzuar tifozët në javën e 12-të në Premier League. Djemtë e Artetas kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Trossard që shënoi në minutën e 45+1 për t'i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Pjesa e dytë do niste me barazimin e miqve me Brounhill, ndërsa Saliba dhe Zinchenko do i jepnin tri pikë "Topçinjve", për ta dërguar në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe City kryesues. Burnley me vetëm katër pikë mban vendin e parafundit.

Manchester United fitoi 1-0 kundër Luton në Premier League. Për "Djajtë e kuq" vendimtar ishte Lindelof në minutën e 59-të, duke i dhënë suksesin të tijve në ndeshjen e javës së 12-të. Përballja nuk ishte e lehtë për djemtë e ten Haag, që me këtë sukses shkojnë në kuotën e 21 pikëve për vendin e gjashtë. Luton me gjashtë pikë mban vendin e 18-të.

Premier League - java 12-të, e shtunë:

Wolves 2-1 Tottenham (Sarabia 90+1', Lemina 90+7' / Johnson 3')

Arsenal 3-1 Burnley (Trossard 45+1', Saliba 57', Zinchenko 74' / Brounhill 54')

Crystal Palace 2-3 Everton (Eze 5', Edouardo 73' / Mykolenko 1', Doucare 49', Gueye 86')

Manchester United 1-0 Luton (Lindelof 59')

Bournemouth 2-0 Newcastle (Solanke 60', 73')

Renditja:

Ora 22:43
VIDEO/ Arsenali mund 3-1 Burnleyn dhe kërcënon Manchester Cityn


Në "Emirates", Arsenali u imponua dhe fitoi 3-1 kundër Burnleyt, duke gëzuar tifozët në javën e 12-të në Premier League. Djemtë e Artetas kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Trossard që shënoi në minutën e 45+1 për t'i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Pjesa e dytë do niste me barazimin e miqve me Brounhill, ndërsa Saliba dhe Zinchenko do i jepnin tri pikë "Topçinjve", për ta dërguar në vendin e dytë me 27 pikë aq sa ka edhe City kryesues. Burnley me vetëm katër pikë mban vendin e parafundit.

Ora 22:41
Fitorja e dytë në pak ditë, Man. United i falet Lindelof kundër Luton (VIDEO)


Manchester United fitoi 1-0 kundër Luton në Premier League. Për "Djajtë e kuq" vendimtar ishte Lindelof në minutën e 59-të, duke i dhënë suksesin të tijve në ndeshjen e javës së 12-të. Përballja nuk ishte e lehtë për djemtë e ten Haag, që me këtë sukses shkojnë në kuotën e 21 pikëve për vendin e gjashtë. Luton me gjashtë pikë mban vendin e 18-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?