Palmer duke festuar një nga golat

GOLAT/ Chelsea pa mëshirë, 'bombardon' portën e Everton! Palmer shkëlqen me 'poker', gabon Atalanta

16 Prill, 10:29| Përditesimi: 16 Prill, 10:33

  • Share

Everton ka vuajtur të hënën tërbimin e Chelseas, skuadrës së investua me miliarda por që këtë sezon ka hasur shumë vështirësi. Kjo pasi blutë e Londrës kanë fituar me rezultatin tenistik 6-0 në Stamford Bridge. Për të parë golin e parë u deshën vetëm 13 minuta, me talentin Cole Palmer i cili zhbllokoi shifrat.

Pa kaluar shumë Plamer do realizonte edhe dy herë të tjera para se Jackson të mbyllte pjesën e parë me shifrat 4-0. Në pjesën e dytë pati sërish vend për një gol të Palmer, 21-vjeçari i cili për herë të parë në karrierë realizoi ‘poker’, ndërsa shifrat përfundimtare i vulosi mbrojtësi 20-vjeçar Gilchrist. Pavarësisht fitores së thellë Chelsea vijon larg zonës europiane për sezonin e ardhshëm, ndërsa Everton po noton në ujërat e turbullta të rënies.

Në Seria A Atalanta ka hedhur një tjetër hap të gabuar duke barazuar 2-2 në shtëpi kundër Veronas edhe pse në minutën e 18 udhëhiqnin me rezultatin 2-0. Golat e Scamaccas dhe Ederson dhanë përshtypjen e një fitoreje të lehtë në Bergamo. Megjithatë në pjesën e dytë miqtë shkurtuan fillimisht me Lazovic dhe barazuan me Noslin. Përtej kësaj Atalanta pati disa raste të arta për fitore, por në fund skuadrat ndanë pikët. Ky rezultat lë të zhgënjyer vendasit të cilët luftojnë për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në sfidën tjetër që mbylli këtë javë të Seria A Fiorentina barazoi 1-1 kundër Genoas. Miqtë realizuan të parët me Gudmunson, ndërsa vendasit barazuan me Ikone.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?