Chelsea duke festuar

GOLAT/ Chelsea lë pas zhgënjimet, shkëlqen në FA CUP, eliminon Aston Villan! Në 1/8 edhe Nottingham Forest

8 Shkurt, 13:16| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:20

  • Share

Chelsea i shumë problemeve në Premier League po vijon të bëjë mirë në Kupa dhe këtë herë ishte radha e FA Cup. Londinezët ia arritën të eliminojnë Aston Villa në 1/16 me rezultatin 1-3. Të besuarit e Pochetinos pas ndeshjes së parë të mbyllur 0-0, në të kthimit realizuan shpejt me Gallager, ndërsa po brenda pjesës së parë Jackson dyfishoi avantazhin.

Në pjesën e dytë një perlë mahnitëse nga Fernandes me goditje dënimi i dërgoi shifrat në 0-3, ndërsa vendasit vetëm në shtesë realizuan golin e flamurit, duke i stampuar shifrat në 1-3. Në 1/8-at e FA Cup Chelsea do përballet me Leeds, ndërsa londinezët e Pochetinos kanë siguruar gjithashtu edhe finalen e Kupës së Ligës kundër Liverpool.

Në 1/8 e FA Cup kaloi gjithashtu edhe një skuadër tjetër e Premier League si Nottingham Forest që mposhti 2-1 Bristol Cityn.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?