GOLAT/ Champions League 'deh' Atleticon, Barcelona e mund 0-3 në Madrid! Katalanasit ndjekin Realin

17 Mars, 22:55| Përditesimi: 17 Mars, 22:58

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë ka parë një ndeshje spektakolare për javën e 29-të. Në Madrid, Atletico u mposht 0-3 nga Barcelona. Djemtë e Simeones u "dehën" nga suksesi që ia dolën të kualifikoheshin në çerekfinalet e Champions League pasi mposhtën Interin dhe u dukën të dorëzuar përballë një Barcelone që nuk është në formën më të mirë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të nga një ish si Joao Felix, teksa në pjesën e dytë Lewandowski dhe Lopez mbyllën llogaritë. Me këtë sukses Barcelona merr vendin e dytë në La Liga me 64 pikë, tetë më pak se Real Madridi kryesues. Atletico me 55 pikë zbret në vendin e pestë, jashtë zonës Champions.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?